
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të cilit iu gjetën në mjetin që drejtonte një armë zjarri, eksploziv dhe një sasi municioni.
Në kuadrër të operacionit “Kryqëzimi”, në zbatim të planit për kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri me vete dhe rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara u arrestua shtetasi T.C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 6 karikatorë, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas kishte për qëllim t’i shiste, kundrejt fitimit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim. (A2 Televizion)