
Një 57-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë, pasi akuzohet se ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur seksualisht vajzën e mitur të bashkëshortes së tij.
Policia tha se i arrestuari, i identifikuar me inicialet A.H., e ka ngacmuar vazhdimisht 16-vjeçaren dhe ndalimi i tij është bërë pas denoncimit të bashkëshortes së tij, njëkohësisht edhe nënës së të miturës.
Mbi të rëndojnë akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”. (A2 Televizion)