
Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Prrenjas - Librazhd, ku një automjet ka shtypur një person, i cili ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas Fshat, aty ku mjeti i tipit Benz i drejtuar nga 36-vjeçari B.Sh. përplasi një shtetas të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)