Grabitet një bankë në Peshkopi, autori në kërkim

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 12:14 | Kronikë
Grabitet një bankë në Peshkopi, autori në kërkim

Filiali i një banke në qytetin e Peshkopisë është grabitur sot në mëngjes, rreth orës 10:00.

Autori sipas dëshmive është një person i maskuar me kapuç, i cili nën kërcënimin e një mjeti prerës, i cili po kërkohet tashmë nga forcat e rendit që kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Ende nuk dihet sasia e parave që është grabitur nga personi, ndërkohë që grupi hetimor po analizon kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos