
Një 20-vjeçar nga Algjeria është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi nën kërcënimin e thikës ka tentuar të grabisë një person.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi B. B, 20 vjeç. Sipas policisë së kryeqytetit, ky person ka tentuar t’i marrë portofolin shtetasit F. Sh.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik 20-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. (A2 Televizion)