Arrestohet autori i sulmit me bombë në Lion

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 10:49 | Bota
Arrestohet autori i sulmit me bombë në Lion

Policia franceze arrestoi një person të dyshuar si autori që qëndron pas sulmit me bombë në qendër të qytetit të Lionit, javën e shkuar, ku mbetën të plagosur 13 persona.

Lajmi për arrestimin e të dyshuarit për sulmin u dha nga ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili nuk tregoi për detaje apo identitetin e personit.

I dyshuari për sulmin në Lion, u filmua nga kamerat e sigurisë ndërsa linte një çantë pranë një pastiçerie të njohur.

Duke parë rrethanat si u realizua sulmi, ngjarja është marrë nën hetim nga antiterrori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos