
21 shtete të Bashkimit Evropian votojnë sot për të zgjedhur përfaqësuesit në Parlamentin Evropian. Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh.
Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë votuar, në zgjedhjet, që nisën më 23 maj, dhe rezultatet preliminare pritet të dalin pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet.
Sipas sondazheve partitë e ekstremit të djathtë dhe populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira. (A2 Televizion)