
Si pothuajse çdo shtet në Europë, edhe Italia është e bllokuar nga masat parandaluese ndaj COVID-19, që ka shkaktuar më shumë se 72 mijë viktima në vend.
Por, pikërisht këto masa duket sikur kanë pasur edhe një pasojë dytësore, duke minimizuar rastet e atij që në vite të ndryshme do të ishte shqetësimi i parë shëndetësor i stinës.
Bëhet fjalë për gripin sezonal, i cili sipas virologëve italianë të Institutit të Shëndetit Publik ka regjistruar raste minimale të personave me simptoma, nga vitet e tjera. Sipas raportit të fundit, deri në javën e 51 të vitit, persona me simptoma të tilla ishin 1.7 për një mijë persona të ndjekura, nga 4.2 i 2019-s, që përbën edhe një mesatare të viteve të kaluara.
Por, deri më tani, dhe ky është fakti më interesant, asnjë person i testuar për gripin sezonal ka dalë pozitiv, gati si i “frikësuar”, edhe ai, nga COVID-19.
“Rastet e pakta në këtë sezon epidemiologjik varen padyshim nga marrja e masave kundër COVID-19, dhe ky është një lajm shumë i mirë”, pohon Antonino Bella, i Institutit të Shëndetit Publik italian. (A2 Televizion)