Arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 16:54 | Kronikë
Arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës

Policia ka vënë në pranga drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

Arrestimi i tij është bërë mesditën e sotme në zyrën e tij, pasi gjykata ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg”, i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave.

Sipas të dhënave të deritanishme nga ana e Krimit Ekonomik, dyshohet se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Sipas burime konfidenciale, hetimet e drejtuara nga Prokurori Arjan Ndoja, janë në kuadër  të hetimit që pak ditë më parë vunë në pranga dhe nëndrejtoreshën e këtij institucioni, Lusiana Kola, e cila është lënë e lirë nga Gjykata, dy ditë pas arrestimit. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe ish-drejtori i ALUIZNI-t në qytetin bregdetar, Flamur Gjuzi. Këta zyrtarë të lartë, si edhe disa vartës të tyre, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet legalizimit dhe regjistrimit të një numri të konsiderueshëm pronash në mënyrë anti-ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos