Do kalonte kufirin me kokainën në makinë, gjermanët arrestojnë shqiptarin

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 10:56 | Kronikë
Do kalonte kufirin me kokainën në makinë, gjermanët

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia kufitare gjermane teksa po tentonte të kalonte kufirin me Austrinë.

Shkaku i arrestimit në flagrancë ishte gjetja në makinën e tij të një sasie të konsiderueshme droge të tipit kokaine të pastër, rreth 12.5 kile në total.

I riu mendonte të përfitonte nga ora e vonë, 03:00 e mëngjesit, duke menduar në një kontroll më sipërfaqësor, por nuk ndodhi kështu dhe ai tashmë është i akuzuat trafikim të lëndëve narkotike.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos