
Policia e Fierit ka arrestuar një 53-vjeçar , i cili u kap duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N. G. Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur "Vija e ngjalës".
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. (A2 Televizion)