Arrestohet i kërkuari në Fier, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe rrëmbim

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 08:45 | Kronikë
Arrestohet i kërkuari në Fier, akuzohet për vrasje të mbetur

Policia e Fierit ka vënë në pranga një person të kërkuar për veprat penale "Vrasja me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

I arrestuari V. S. së bashku me 5 persona të tjerë, më 17 gusht 2020 tentuan të rrëmbejnë me forcë dhe më pas qëlluan me armë zjarri shtetasin K. S., i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos