Është arrestuar në Itali ish e dashura e djalit të çiftit shqiptar të masakruar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në valixhe, më 15 dhjetor në Firence.
Karabinierët zbatuan dekretin e prokurores Ornella Galeotti për arrestimin e 36-vjeçares, me kombësi shqiptare, e cila në kohën e zhdukjes së çiftit, ishte partnerja e djalit të tyre.
36-vjeçarja akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

Kur Shpëtim dhe Tauta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, u zhdukën në nëntor të vitit 2015, 36-vjeçarja ishte e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit.
Trupat e Shpëtim dhe Teuta Pashos u gjetën të masakruar në valixhe 5 vjet më vonë, më 15 dhjetor të këtij viti. (A2 Televizion)