Maliq, zjarr në një banesë, dëme të shumta materiale

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 09:22 | Kronikë

Një banesë është përfshirë nga flakët, mëngjesin e kësaj së diele, në fshatin Sovjan të Maliqit.

Sikurse mësohet, banesa është në pronësi të shtetasit Kudret Pashollari, i cili jeton prej vitesh në Itali.

Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz sepse shtëpia ka qenë bosh në momentin e rënies së zjarrit.

Pas sinjalizimit, zjarrfikësit bënë të mundur izolimin e flakëve për të mos pasur pasoja edhe tek banesat e tjera, ndërsa policia dhe specialistë të emergjencave civile po punojnë për shkaqet dhe zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos