Përfshihet nga flakët një hotel në Rrugën e Kavajës

Nga A2 CNN
8 Janar 2019, 12:59 | Kronikë
Përfshihet nga flakët një hotel në Rrugën e

Një hotel në Rrugën e Kavajës në kryeqytet është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha.

Gazetari i A2, Julian Kasapi raporton se dy zjarrfikëse që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes e ka të vështirë të ndërhyjnë pasi hoteli është në rikonstruksion.

Mësohet se në hotel janë futur edhe disa efektivë të policisë pasi nuk dihet nëse ka persona të bllokuar.

Hoteli ndodhet pranë një pallati dhe ka shkaktuar probleme edhe te banorët e tij si pasojë e tymit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos