Arrestohet në Kakavijë fieraku me një pako heroinë drejt Greqisë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 11:30 | Kronikë
Arrestohet në Kakavijë fieraku me një pako heroinë drejt

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast tentative të trafikimit të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Në pranga ka rënë një 45-vjeçar nga Fieri me iniciale S. Q., si edhe janë sekuestruar278 gramë heroinë, një automjet dhe një aparat celular.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip "benz" që drejtohej  shtetasi  S. Q., 45 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos