Arrestohet në Morinë 41-vjeçari i dënuar për trafik droge, do të ekstradohet në Bullgari

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 10:21 | Kronikë
Arrestohet në Morinë 41-vjeçari i dënuar për trafik

Një 41-vjeçar nga Gjilani i Kosovës ka rënë në prangat e policisë së Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Policia njofton se gjatë verifikimit të të dhënave në sistem, Imrush Junuzi ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për trafik droge.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin e tij, me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë, sipas “Konventës Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos