Ristrukturimi i policisë: Ndryshime në të 12 drejtoritë, qarqet problematike me drejtues të rinj

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 17:12 | Kronikë
Ristrukturimi i policisë: Ndryshime në të 12 drejtoritë,

Një ditë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm për një ndryshim të thellë me titullarët e strukturave të policisë së shtetit A2 CNN ka mësuar nga burime jo zyrtare se të 12 drejtoritë e vendit do të preken nga lëvizjet. Burimet thanë se shumica e tyre do të jenë zëvendësime, ndërsa për qarkun e Elbasanit të Shkodrës, Vlorës e Durrësit aty ku janë shënuar dhe ngjarjet më të rënda kriminale pritet ndërhyrje në të gjitha nivelet duke sjellë emra të rinj.

Të njëjtën gjë tha dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa. I ftuar në Ditarin e A2 ai u shpreh se policia ka nevojë për gjak të ri dhe jo riciklim të uniformave të vjetra.

Sipas tij ndërhyrjet janë të nevojshme, sepse krimi ka arritur të depërtojë edhe në polici.

Një ditë më parë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se brenda kësaj jave ndryshimet do të prekin jo vetëm drejtoritë e qarqeve, por edhe kapilarët e saj në komisariate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos