All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Arrestohet në Romë "Doktor Wagner", ortaku i El Chapo-s

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 10:42 | Bota
Arrestohet në Romë "Doktor Wagner", ortaku i El Chapo-s
All - Paragraf - 1

Një prej krerëve të Kartelit të Sinaloas, i njohur me nofkën Doktor Wagner, është arrestuar këtë të hënë në Romë, në aeroportin “Fiumicino”. 43-vjeçari, i quajtur Ramon Cristobal Santoyo, ishte një prej organizatorëve të trafikut të drogës nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara.

Amerikanët kanë kërkuar menjëherë ekstradimin e tij drejt vendit të tyre, ku ortaku i tij, Joaquin Guzman po vuan dënimin me burgim të përjetshëm. Sipas “Il Messaggero” mbi Wagner rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, për të cilat edhe ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

All - Paragraf - 3

Ndaj Santoyo ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti që prej vitit 2016, por ai kishte arritur të humbiste gjurmët. Në momentin e arrestimit në Romë, ai po merrte një avion transit për në Paris për të mbërritur më pas ne Meksikë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos