All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Skandali i Ukrainës, Biden sulmon rivalin Trump

Nga A2 CNN
22 Shtator 2019, 15:55 | Bota
Skandali i Ukrainës, Biden sulmon rivalin Trump
All - Paragraf - 1

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden hidhet në sulm dhe jo kundër rivalëve demokratë në garën presidenciale, por kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump.

76-vjeçari e akuzoi presidentin se po përpiqej të njolloste fushatën e tij, pasi e dinte se do ta mundte lehtësisht në zgjedhje. Biden kërkon nisjen e hetimeve, pas raportimeve se numri një i Uashingtonit i kishte kërkuar presidentit të ri të Ukrainës Volodimir Zelenski, të rihapte hetimet për korrupsion kundër djalit të Biden, Hunter, lidhur me aktivitetet e këtij të fundit si këshilltar i një kompanie të madhe gazi.

All - Paragraf - 3

Kandidati për Shtëpinë e Bardhë i mohon pretendimet se ai apo djali, kanë vepruar në mënyrë të papërshtatshme në raportet e biznesit me Ukrainën, gjatë kohës kur ishte zëvendëspresident.

Biseda e përgjuar telefonike mes Trump dhe Zelenskit ka shtuar thirrjet për shkarkim të presidentit, ndërsa ky i fundit përsërit akuzat për “gjueti shtrigash”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos