Arrestohet për dhunë ndaj të dashurës, ish-ylli i Manchester United

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 11:41 | Futboll
Arrestohet për dhunë ndaj të dashurës, ish-ylli i Manchester

Policia britanike ka vënë në pranga ish-futbollistin, Ryan Giggs, nën akuzën se ka sulmuar të dashurën e tij Kate Greville në ambientet e shtëpisë.

Policia u shfaq në derën e ish-yllit të United pasi kishte marrë një telefonatë për prishje të qetësisë publike. Trajneri i Uellsit u vu menjëherë në pranga nën akuzën se ka sulmuar të dashurën e tij.

Agjenti i Giggs reagoi menjëherë pas kësaj ngjarje duke thënë se klienti i tij i mohon të gjitha akuzat e ngritura.

“Ryan është duke bashkëpunuar me policinë dhe po iu ofron agjentëve çdo informacion që i kanë kërkuar për hetimin”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos