
Luftëtari, ekipi që befasoi për dy sezone dhe që prodhoi mjaft lojtarë cilësorë, pas ndryshimit të presidencës dhe rënies nga elita, praktikisht nuk ekziston më.
Mosparaqitja në ndeshjen e Kupës e konfirmoi se Gjirokastra tashmë nuk ka ekip futbolli. Pas braktisjes së ndeshjes ndaj Elbasanit, Komisioni i Disiplinës në FSHF e ka dënuar Luftëtarin me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
Gjithashtu, pjesëmarrja në sezonin e ri të Kategorisë së Parë është në dyshim serioz, duke bërë që ecuria e kampionatit të kompromentohet prej startit. (A2 Televizion)