Lufta në Afganistan, avancojnë talebanët, Biden: nuk pendohem për tërheqjen e trupave

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 11:00 | Bota
Lufta në Afganistan, avancojnë talebanët, Biden: nuk pendohem

Presidenti amerikan Joe Biden nuk është penduar për vendimin e tërheqjes së trupave nga Afganistani, edhe pse talebanët po përparojnë më shpejtësi, duke pushtuar gjithmonë e më shumë territore ne vend.

“Kemi shpenzuar më shumë se 1 trilionë dollarë në 20 vjet. Kemi trajnuar dhe pajisur me mjete moderne 300 mijë forca afgane. Kemi humbur mijëra pjesëtarë të personelit. Do të vazhdojmë ofrojmë mbështetjen tonë, por ata duhet të liftojnë vetë. Nuk pendohem për vendimin tim.”, shprehet Biden.

Ofensiva e talebanëve për të zgjeruar kontrollin vijon pa u ndalur dhe në 24 orët e fundit talebanët ngritën flamurin në 3 kryeqyndra të tjera rajonale, Faizabad, Farah dhe Pul-e-Khumri. Luftëtarët kontrollojnë tashmë 65% të territorit dhe kanë pushtuar ose kërcënojnë të pushtojnë 11 qytete.

Presidenti Asgraf Ghani u kërkon qytetarëve të mobilizohen kundër talebanëve. Më shumë se 1 mijë civilë janë vrarë në përleshjet e armatosura mes talebanëve dhe forcave qeveritare gjatë muajit të fundit. Agjenica e OKB për fëmijët paralajmëroi se masakrat që po u nështrohen të miturit atje, përshkallëzohen nga dita në ditë. Uashington Post citoi zyrtarë të paidentifikuar të thonë se kryeqyteti Kabul mund të bienë duart e talebanëve brenda 90 ditëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos