
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij të mitur.
Arrestimi i shtetasit A.D. erdhi pasi vëllai i tij bashkë me të bijën 11-vjeçare u paraqitën në policinë e Vlorës dhe bënë denoncimin.
Vajza e vogël e ka pohuar, këtë fakt, ndërsa ka shprehur përpara policisë së Vlorës se xhaxhai ka tentuar ta puthi në buzë, pasi e ka puth në faqe.
Është bërë kallëzimi penal teksa shtetasi A.D dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)