Tjetërsuan pronën në bregdet, arrestohet juristi i kadastrës dhe një biznesmen

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 11:16 | Aktualitet
Tjetërsuan pronën në bregdet, arrestohet juristi i kadastrës

Me vendim të Gjykatës së Durrësit, prokuroria ka arrestuar ish-juristin e Kadastrës Durrës, i cili aktualisht ishte jurist në Kadastrën e Tiranës, Mikel Zaho.

Ai akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit. Së bashku me Zahon,
për të njëjtën dosje janë vënë në pranga dhe biznesmeni Ilias Fisheku dhe punëtori Giraon Aliko.

Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente nëpërmjet photoshopit dhe kanë tjetërsuar pronësinë e një sipërfaqe trualli prej 2 mijë metrash katrorë dhe një godinë 55 metra katrorë në zonën e plepave.

Kjo pronë publike i është kaluar në pronësi personave të tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos