Arrihet marrëveshja, Kukësi-Partizani në stadiumin e ri Kombëtar

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 13:58 | Futboll
Arrihet marrëveshja, Kukësi-Partizani në stadiumin e ri

Ndërsa në stadiumin e Kukësit vijon puna për ndërtimin e stadiumit të ri, skuadra verilindore vijon “shtegtimin”.

“Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” kanë qenë stadiumin që ka zgjedhur Kukësi për të luajtur në ndeshjet e fundit, ndërsa bëhet e ditur se tashmë është arritur marrëveshja me FSHF-në që ndeshja ndaj Partizanit të zhvillohet në stadiumin e ri Kombëtar. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 26 janar në orën 19:00.

Për këtë vit, futbolli në Shqipëri do të nisë në 21 janar, ndërsa do të zhvillohen më pas 6 ndeshje në 3 javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos