Juventus i bashkohet të “mëdhenjve” të tjerë në Kupë, e lehtë kundër Udineses

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 22:58 | Futboll
Juventus i bashkohet të “mëdhenjve” të tjerë

Një problem me sinusitin kishte bllokuar Cristiano Ronaldon para ndeshjes së Kupës së Italisë, por Juventusi nuk pati gjithsesi probleme kundër Udineses duke u mposhtur me rezultatin e qartë 4-0.

Kampionët e Italisë studiojnë kundërshtarët 15 minutat e para, më pas e godasin me një aksion të jashtëzakonshëm, që më shumë kujton një video lojë sesa realitetin, me një kombinim argjentinas Dybala-Higuain, dhe këtë të fundit që godet saktë në portën e friulanit Nicolas, portieri rezervë i Udineses.

Dhjetë minuta më vonë ndeshja praktikisht përfundon me penalltinë e shënuar nga Dybala, dhe pjesa e dytë shndërrohet në një stërvitje ku Higuanit i anulohet një tjetër gol me VAR, Dybala trefishon rezultatin me një predhë dhe Douglas Costa hedh pas problemet me realizimin e golit të katërt, po me penallti.

Juventus në turnin e ardhshëm do të presë fituesen e sfidës Parma-Roma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos