Probleme shëndetësore për Manajn, shtyhet prezantimi te Barcelona B

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 09:11 | Futboll
Probleme shëndetësore për Manajn, shtyhet prezantimi te Barcelona

Rey Manaj ka shfaqur probleme me veshët gjatë testeve mjekësore të Barcelona B, ku pritet të transferohet.

Për këtë arsye nuk është bërë edhe prezantimi i sulmuesit të kombëtares shqiptare me fanellën e Barcelonës, por me skuadrën e dytë.

Megjithatë, “AS” shkruan se prezantimi i Manajt me skuadrën e re do të bëhet në fund të kësaj jave.

Aktualisht, Manaj është pjesë e Albacetes në ligën e dytë në Spanjë, ndërsa Barcelona B ku pritet që ai të transferohet luan në kategorinë e tretë. Megjithatë, kjo lëvizje shihet si një mundësi e madhe e Manajt pasi nëse do të paraqitet mirë do të ketë hapësira edhe në skuadrën e parë të Barcelonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos