Arrihet marrëveshja, Vetëvendosje dhe LDK tregojnë kur formohet qeveria e re

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2019, 20:37 | Kosova
Arrihet marrëveshja, Vetëvendosje dhe LDK tregojnë kur formohet

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës njoftojnë se në takimin e fundit të zhvilluar mes ekspertëve të të dyja palëve është arritur marrëveshja për programin qeverisës dhe se brenda javës tjetër do të nënshkruhet dhe akordi final për koalicionin mes dy forcave më të mëdha që dolën nga zgjedhjet e fundit.

Zyrtarja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe ai i LDK, Lutfi Haziri konfirmuan dakordësinë për draftin qeverisës dhe se detajet e tij do të bëhen publike shumë shpejt.

Këto zhvillime vijnë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, që u bë të mërkurën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos