Arsenal përmbys United me dy gola në shtesë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 19:39 | Futboll
Arsenal përmbys United me dy gola në shtesë

Arsenal u rikthye te fitorja. Pas barazimit javën e kaluar me Fulham, “Topçinjtë” mposhtën 3-1 Manchester United, me dy gola të shënuar pas minutës së 90.

Rashford kaloi në avantazh miqtë në minutën e 27, por londinezët barazuan vetëm një minutë më vonë rezultatin, me anë të Odegaard.

Golat që i dhanë 3 pikët vendasve erdhën vetëm në minutat 96 dhe 101, kur Rice dhe Gabriel Jesus shënuan për t’i dhënë fitoren e madhe ekipit të Mikel Artetës.

Me këtë triumf, Arsenali ngjitet në kuotën e 10 pikëve, vetëm 2 pikë më pak sesa City. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/09/03/liverpool-fiton-bindshem-dhe-vihet-ne-ndjekje-te-city/

A2 CNN Livestream

Latest Videos