Gjimshiti rinovon dhe për 4 vite me Atalantën

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 16:09 | Futboll
Gjimshiti rinovon dhe për 4 vite me Atalantën

Berat Gjimshiti do të jetë pjesë e skuadrës së Atalantës të paktën dhe për 4 vite.

Lajmin e publikoi vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes.

Për lojtarin kuqezi kishte interes dhe nga shumë klube të mëdha europiane, e veçanërisht nga Inter, që e vlerësoi kartonin e lojtarit 15 milionë euro.

Pavarësisht kësaj, shtatlarti e ka bërë zgjedhjen e tij me kontratën e re që i skadon në vitin 2026.

Këtë sezon, Berat Gjimshiti është aktivizuar në 33 ndeshje në total dhe ka qenë protagonist i dy golave dhe një asisti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos