
Pas 7 vitesh, Paolo Dybala nuk do të jetë më futbollist i Juventusit në fund të sezonit. Në takimin që zgjati prej më shumë se 2 orësh, dy palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për këtë arsye argjentinasi zgjodhi të mos rinovojë kontratën me Zonjën e Vjetër.
Mësohet se Juventusi i ka ofruar Dybalas rinovimin e kontratës për dy vite dhe një pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh. Diçka e tillë nuk është pranuar nga agjenti i lojtarit që kërkoi 10 milionë plus bonuse.
Nga kjo mund të përfitoi Interi i cili ka shfaqur interes për sulmuesin dhe duket më afër bashkëpunimit. Deri më tani, Dybala është aktivizuar në 21 ndeshje duke realizuar 8 gola dhe 5 asiste. (A2 Televizion)