Arsenali dhuron gola dhe spektakël, +5 nga City

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 22:45 | Futboll
Arsenali dhuron gola dhe spektakël, +5 nga City

Arsenali vijon të dhurojë spektakël dhe të marrë fitore në Premier League. Topçinjtë e Londrës mposhtën Evertonin këtë të mërkurë me rezultatin e pastër 4-0.

Saka dhe Martinelli ishin autorët e dy golave në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënoi edhe Odegaard, ndërsa në fund rezultati u vendos me golin e dytë të brazilianit Martinelli.

Pas këtij triumfi, Arsenali shkon në kuotën e 60 pikëve, 5 më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Ndërkohë, te fitorja u rikthye Liverpolli këtë të mërkurë, duke triumfuar 2-0 ndaj Wolves. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos