Skandal në Francë, Al-Khelaifi akuzohet për rrëmbim dhe torturë

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 11:08 | Futboll
Skandal në Francë, Al-Khelaifi akuzohet për rrëmbim dhe

Akuzë për rrëmbim dhe torturë! Presidenti i Paris Saint Germain Al-Khelaifi është përfshirë në një ngjarje të shëmtuar dhe aspak sportive. Numri një i kampionëve të Francës është vënë nën hetim për akuzën e rrëmbimit dhe torturës.

Siç raportojnë mediat franceze, të hënën janë emëruar tre gjyqtarët hetues në Paris, të cilët do të shqyrtojnë akuzat e bëra nga lobisti franko-algjerian Tajeb Benab-Derrahman ndaj sheikut Al-Khelaif. Ai do të ishte torturuar në Katar në vitin 2020, pasi ai kishte disa dokumente që mund të komprometonin pozicionin e Al-Khelaifit.

Aktakuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022, por edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm. Avokatët e Benab-Derrahman, Maïtres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar, thanë se kaluan muaj duke u përpjekur për të sjellë çështjen në vëmendjen e drejtësisë franceze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos