
Vetëm pak javë pas largimit nga Egnatia, Shpëtim Duro nis një aventurë të re. Trajneri 63-vjeçar u kthye në Maqedoninë e Veriut, për të marrë drejtimin e skuadrës së Strugës.
Ai zëvendësoi në këtë post të larguarin Zaharieski. Aktualisht, skuadra e qytetit shqiptar kryeson kampionatin maqedonas me 39 pikë, por ecuria e fundit nuk ka qenë aspak e mirë.
Mjafton të kujtosh që Struga ende nuk ka regjistruar fitoren e parë për vitin 2023.
Pasi ndërtoi Egnatian e surprizave, tashmë Duro ka shansin të fitojë titullin e parë në karrierë në Maqedoninë e Veriut, aty ku ka drejtuar dy herë Shkëndijën e Tetovës. (A2 Televizion)