
Arsenali ka triumfuar me një gol në derbin e Londrës ndaj Chelseat duke rimarrë kreun e Premier League-s.
Arsenali i Artetës dominoi thuajse gjatë gjithë kohës takimin, ndërsa ndeshja u vendos nga një gol i realizuar nga braziliani Gabriel.
Në këtë takim, Poter aktivizoi në minutën e 64-t Armando Brojën, i cili nuk mundi të linte gjurmë në këtë ndeshje, duke qenë thuajse gjatë gjithë kohës i mbuluar ashpër nga mbrojtësit e Arsenalit.
Pas këtij triumfi, Arsenali shkon në kuotën e 34 pikëve, në krye të klasifikimit, ndërsa Manchester City mban vendin e dytë me dy pikë më pak. (A2 Televizion)