
Arsenali ka fituar dhe ndeshjen e dytë të Premier League përballë West Ham me rezultatin 2-1.
Djemtë e Arteta kanë fituar më shumë besim te vetja kjo edhe falë trofeve të fituar në sezonin e kaluar atë të Kupës dhe Superkupës.
Golat për Arsenal u shënuan nga Lacazette dhe Nketiah, ndërsa për miqtë ngushtoi rezultatin Antonio.
Zhgënjeu në takimin e kësaj së shtune Manchester United, i cili humbi në shtëpi përballë Crystal Palace me rezultatin 1-3. Duhet theksuar në këtë ndeshje forma e mirë e Zaha i cili shënoi dy herë në portën e vendasve. (A2 Televizion)