Roma e nis me barazim, Kumbulla në stol

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 22:43 | Futboll
Roma e nis me barazim, Kumbulla në stol

Luan mirë, krijon shumë, por nuk finalizon. Roma e vjetër rikthehet dhe në sezonin e ri të Serie A.

Verdhekuqtë e kryeqytetit u ndanë në barazim 0-0 në ndeshjen e parë në transfertë përballë Veronës. Një ndeshje me shumë raste, por pa gola.

Djemtë e Fonsekës kishin një marrsh më shumë në pjesën e parë ndihmuar dhe nga blerja e Pedros, por mungoi finalizimi kjo edhe për shkak të mungesës së Dzeko, i cili qëndroi në stol në pritje të të ardhmes së karrierës së tij e cila tashmë duket në udhëkryq mes Romës dhe Juventus.

Mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla nuk debutoi në ndeshjen përballë ish ekipit të tij, ashtu siç paralajmëroi trajneri Fonseca, i cili paralajmëroi se të riut shqiptar do t’i duhet pak kohë të përshtatet me lojën e Romës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos