Luis Suarez refuzon Inter Miami, mund të ishte lojtari më i paguar në SHBA

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 17:30 | Futboll
Luis Suarez refuzon Inter Miami, mund të ishte lojtari më i paguar

E ardhmja e Luis Suarez nuk është përcaktuar ende. Për momentin nuk është ende e qartë nëse “El Pistolero” do të mbetet në Barcelonë, por uruguaiani dëshiron të mbetet në futbollin cilësor.

Sipas mediave amerikane, sulmuesi ka refuzuar një ofertë faraonike nga Inter Miami i David Beckham që sapo ka rrëmbyer Gonzalo Higuain .

Suarez i ka thënë jo një kontrate 4-vjeçare me 8 milionë në sezon që do ta bënte lojtarin më të paguar në futbollin amerikan.

Pas provimit të gjuhës italiane të kaluar me sukses, Luis Suarez mund të luajë kartën e komunitarit, por ende nuk është e qartë nëse do të arrijë një marrëveshje me Juventus, me këta të fundit që duken më të përqendruar në operacionin Dzeko.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Ronald Koeman, trajneri i ri i Barcelonës nuk e ka thirrur ende në skuadër.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos