
Duket se do të jetë sërish një rivalitet mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund edhe në këtë sezon të ri të Bundesligës gjermane.
Pas fitores së Bayern me rezultatin 8-0 ndaj Schalke 04, Dortmund ka fituar gjithashtu ndeshjen e parë në kampionat përballë rivalëve të Munchengladbah, të cilët patën një performancë shumë të mirë në sezonin e kaluar.
Ishte një ndeshje shumë e luftuar, por në fund arritën të triumfonin vendasit falë golave të Gio Reyna dhe Haland, i cili shënoi dy herë për të treguar sërish se është ai një ndër sulmuesit e momentit në arenën europiane. (A2 Televizion)