All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Arsimi profesional, kërkesë e lartë në Durrës nga nxënësit dhe bizneset

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 15:37 | Sociale
Arsimi profesional, kërkesë e lartë në Durrës nga
All - Paragraf - 1

Shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela” në Durrës ka hapur dyert për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe prindërit, duke synuar tërheqjen e nxënësve për të ndjekur arsimin e mesëm profesional.

Kjo shkollë është më e madhja në vend e arsimit të mesëm profesionale me dhjetëra degë e profesione. Për vizitorët, nxënësit e shkollës kishin reklamuar në panair, pajisje mekanike, sisteme hidraulike, elektrike të ngrohje-ftohjes si dhe një automjet të ndërtuar nga vetë nxënësit.

All - Paragraf - 3

Interesi për arsimin profesional vijon të jetë në rritje dhe sipas drejtorit të shkollës “Beqir Çela”, kjo vjen edhe nga uria që ka tregu vendas për profesionistë.

Nisur nga kërkesat e tregut, aktualisht katër janë profesionet më të kërkuara, automekanik, elektroteknik, termo-hidraulik dhe teknologji informacioni. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos