
Kadri Kuka i ka kushtuar Beratit të paktën 30 vite krijimtari si shkrimtar, publicist dhe gazetar lokal. Rënia e komunizmit dhe instalimi i demokracisë zgjoi tek ai dëshirën që çdo i ri kishte për të ndryshuar qytetin.
Kadriu ishte ëndërrimtar, e donte ndryshimin dhe përfytyronte se si Berati do të ishte në mesin e qyteteve më të zhvilluara: “Unë e shikoja me një sy se si të bëhej Berati më i mirë dhe më i bukur. Ndihem pak më i plotësuar sepse ka ndryshime, qyteti është bërë më i bukur, por ka edhe gjëra të tjera si punësimi dhe ekonomia, dhe kjo aty ka ngelur”.
Ai kujton se si Berati mbahej ekonomikisht nëpërmjet punëve profesionale, pasi turizmi ishte ende një sektor i pazhvilluar.
Në këtë godinë dikur ngrihej Universiteti i Beratit, një universitet privat me tarifë shtetërore. Jetëgjatësia e arsimit të lartë në qytetin e një mbi një dritareve ishte i shkurtër dhe qyteti humbi rininë.
Publicisti, tashmë në pension, shpreson se në harkun kohor të 10-vjeçarit të ardhshëm qyteti mund të fitojë një shkëlqim të munguar, në shumë dimensione të jetës së beratasve. (A2 Televizion)