Arsyet pse bashkitë nuk e mbledhin taksën e pronës

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 21:46 | Ekonomi
Arsyet pse bashkitë nuk e mbledhin taksën e pronës

Taksa e pronës mblidhet nga bashkitë. Por, sa arrijnë ato ta vjelin këtë taksë? Sipas raportit të financave vendore, publikuar nga Co-plan për vitin 2022, Tirana ka mbledhur 46% të totalit të të ardhurave nga kjo taksë, pasuar nga Durrësi me 5%; Fieri me 4%; Vlora me 4%; Elbasani me 3% dhe 56 bashkitë e tjera mbledhin në total 37% të taksës së pronës.  

Në “A2 Business” me Aurora Sulçen, ekspertët shpjeguan arsyet pse nuk mblidhet kjo taksë.

“Ka 31 bashki që kanë mbledhur më pak taksa të banesës krahasuar me vitin 2021, mes të cilave Durrësi dhe Fieri. Janë të ardhura të munguara në buxhetin e këtyre bashkive dhe kjo është shumë shqetësuese. Specialistët argumentojnë me Kadastrën fiskale, që po të ishte plotësisht funksionale dhe digjitale, do të operonte më mirë. Ligji i thotë bashkisë që të ngrejë grupe pune dhe të monitorojë në vend. Kjo nuk ka ndodhur dhe bashkitë duhet të jenë më aktive. Por, po të shkosh nëpër shtëpi të mbledhësh taksën, banori të thotë nuk të jap votën. Pra, vazhdojnë këto historitë shqiptare”, tha Agron Haxhimali, kryetar i Institutit për Bashkitë.

Ilir Pilku, ekspert për bujqësinë, shprehet: “Bashkitë e vogla nuk kanë kapacitete menaxhuese, jo më të përdorin metodologji të mbledhjes së taksave. Kapacitetet janë në nivele të mjerueshme”.

“Përsa kohë bashkitë do të jenë me financim nga qendra, nga buxheti i shtetit, nuk do të kenë ndjeshmëri nëse i mblodhën apo jo të ardhurat e tyre”, theksoi Teuta Nunaj, eksperte për ekonominë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos