Sa taksë për pronën do të paguajmë sipas formulës së re?

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 21:05 | Ekonomi
Sa taksë për pronën do të paguajmë sipas formulës

Qytetarët paguajnë sot si taksë për banesat e tyre 0.05% të vlerës së tregut, sipas çmimit referencë të zonës ku ndodhet banesa. Taksa e ndërtesës paguhet në faturën e ujit dhe shkon si zë në buxhetin e bashkisë. Bizneset paguajnë 0.2% të vlerës së tregut për ambientin ku ushtrojnë aktivitet dhe taksa për tokën bujqësore është sipas kategorive, që nënkupton varion sipas bashkive, zonave brenda bashkive, cilësisë së tokës etj.

Por sa të ardhura mblidhen sot nga taksa e pronës?

Sipas raportit të financave vendore, publikuar nga Co-plan dhe Ministria e Financave, të ardhurat nga taksa e pronës ka qenë në nivele konstante në vite dhe nuk i kanë kaluar më shumë se 5.1 miliardë lekë. Vitin e kaluar, nga kjo taksë u mblodhën diçka më shumë se 5 miliardë lekë, siç duket edhe nga grafiku.

Taksimi do të bëhet me vlerën e tregut dhe jo me çmime referencë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/28/formula-e-re-e-taksimit-te-prones-ekspertet-qe-te-funksionoje-duhet-vullnet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos