
KLP miratoi me seancën plenare të zhvilluar “online” 6 projekt-akte për caktime të përkohshme.
Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë; Kreshnik Ajazi, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan; Rita Gjati, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, caktohet drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës; Arben Dyla, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, caktohet drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje; Violeta Shkurta, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, caktohet drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
KLP miratoi me shumicë votash projekt-aktin për caktimin e përkohshëm të znj. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. (A2 Televizion)