Soreca: Shqipëria ka nevojë për magjistratë të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike dhe presionit të medias

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 09:22 | Aktualitet
Soreca: Shqipëria ka nevojë për magjistratë të

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka uruar aplikantët për shkollën e Magjistraturës, në duart e të cilëve, sipas tij, është e ardhmja e Reformës në Drejtësi.

“Reforma po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është bukur të shohësh kaq shumë të rinj shqiptarë që duan të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. I urojmë gjithë të mirat 277 kandidatëve që garojnë për 100 vende për magjistratë të rinj.

Kjo shkollë ka në duart e saj të ardhmen e reformës dhe Bashkimin Europian në krah. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj të cilët janë vërtet të pavarur, të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike dhe presionit të medias”, shkroi ambasadori në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos