Festivali HRFFA (International Human Rights Film Festival Albania) që bën bashkë në kinema produksionet që i përçojnë shoqërisë mesazhe për të drejtat e njeriut është gati. Këtë vit janë përzgjedhur 44 filma nga 350 filma që kanë konkurruar për t’u bërë pjesë e këtij eventi.

“Festivali sjell disa nga filmat qe janë sot më të kuotuarit në rang botëror, si filmi i Marco Bellocchio “The Traitor”, si dhe filmi i Matteo Garrone, “Dogman”. E kemi si moto që filmat që janë censuruar në vendet e tyre ne t’i i japim akses në vendin tonë”, thotë Kujtim Çasku, drejtues i HRFFA.
“Injoranca vret” është tema që i bashkon këto vepra kinematografike që këtë vit do të transmetohen në vendndodhje të ndryshme të kryeqytetit.
Festivali nis mbrëmjen e së hënës në akademinë e filmit Marubi dhe do të vijë jetën artistike deri më 21 shtator. (A2 Televizion)