Kadastra e Vlorës, KLSH gjen me shkelje të gjithë juristët e zyrës rajonale

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 13:19 | Aktualitet
Kadastra e Vlorës, KLSH gjen me shkelje të gjithë juristët e

Ankesat e shumta të qytetarëve të qarkut të Vlorës për zyrën rajonale të Kadastrës, duket se kanë rezultuar të vërteta.

Ka mjaftuar një verifikim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka nisur kontrollet në fund të muajit gusht dhe ka konstatuar që të gjithë juristët e kësaj zyre kanë rezultuar me shkelje. Një rast ky i paprecedentë në asnjë zyrë tjetër shtetërore që ofron shërbime për qytetarët.

Kështu nga 23 juristë që ka Kadastra e Vlorës, 4 prej tyre janë shkarkuar nga detyra, ndërsa 19 të tjerë kanë marrë vërejtje për shkeljet që janë konstatuar, gjatë kryerjes së detyrës së tyre.  Midis shkeljeve ka raste që do të ndiqen penalisht, pasi janë injoruar vendime të Gjykatës së formës së prerë, ose për të njëjtën pronë janë kthyer disa përgjigje të ndryshme nga njëra-tjetra.

4 ditë më parë, në Kadastrën e Vlorës u zëvendësuan të gjithë drejtuesit, ndërsa seksioni i Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë së Vlorës ka nisur hetimet për disa raste të denoncuara nga qytetarët, veçanërisht, për pronat që janë në bregdet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos