KPA jep vendimin për Gentian Medjan, Komisioneri Publik ndryshoi qëndrim pasi e apeloi

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 09:20 | Aktualitet
KPA jep vendimin për Gentian Medjan, Komisioneri Publik ndryshoi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin për gjyqtarin e Gjykatës Administrative Tiranë, Gentian Medja, duke e lënë atë në detyrë.

Në shkallën e parë, Medja kaloi me sukses Vetting-un, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.

Gjatë gjykimit në KPA, Komisioneri ndryshoi qëndrim, duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të Medjes.

Përfundimisht KPA vendos: lënien në fuqi të vendimit që konfirmoi në detyrë Medjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos