Pasioni i panjohur i presidentit...peshkimi!

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 08:37 | Aktualitet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka treguar, jashtë kornizës zyrtare, se është i apasionuar pas sporteve.

Përveç peshëngritjes, sport në të cilin ka milituar kur ka qenë i ri dhe futbollit, Meta ka treguar mëngjesin e sotëm se një ndër pasionet e tjera sportive të tij është dhe peshkimi.

Në një foto të postuar në rrjetin e tij social, Kreu i Shtetit shfaqet përkrah aktorit të humorit Bes Kallaku ndërsa peshkon.

“Mirëmëngjes! Me Bes Kallakun, e nisem për peshk e po kapim dallgë”, shkruan Ilir Meta në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos